Gigio në verën e kaluar është përfolur shumë për largimin nga Milani, ku kërkohej nga Real Madrid dhe Barcelona, dhe me PSG-në që në fund i kishte hyrë kësaj gare.
Sidoqoftë, 19 vjeçari vendosi të qëndrojë te Milani duke nënshkruar kontratë të re katër vjeçare.
“Gigio zgjodhi që të qëndrojë te Milan, dhe unë e respektoj atë”, ka deklaruar Raiola për ‘RAI’.
“Nëse ai do të më pyeste mua për t’u larguar, unë do të punoja menjëherë në atë drejtim sepse ka pasur oferta të rëndësishme”.
“Sipas mendimit tim, Gigio është dashur të largohet”