“BalkanWeb” mëson se Kasemi dhe Hysnia ishin të lidhur që në fshat, duke qenë se ishin të dy nga Struma e Fierit dhe kjo lidhje vijoi edhe pas martesës së saj, që u realizua madje me ndërhyrjen e 26-vjeçarit. Kasemi kishte një lidhje miqësie me një prej të afërmve të viktimës.
32-vjeçarja, nënë e një fëmije 3 vjeç vijonte të takohej me Pirjasin, i cili ishte punëtor sezonal në Greqi, por me sa duket kjo gjë ishte vështirësuar kohët e fundit, ndaj dhe bashkë me të dashurin planifikuan krimin makabër, duke vrarë dhe më pas djegur bashkëshortin dhe nënën e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi më 21 janar të këtij viti dhe fillimisht u raportua se vdekja kishte ardhur për shkak të zjarrit, por pas ekspertizës dhe këqyrjes së trupave të viktimave rezultoi se 41-vjeçari ishte qëlluar me sëpatë, ndërsa nëna e tij 73 vjeçe ishte mbytur me tel. /ma.me