Një ditë pasi zëdhënësi i Presidencës u shpreh se Ilir Meta është i gatshëm të raportojë në Kuvend sa i takon ‘përplasjes’ me Ditmir Bushatin lidhur me autorizimin dhe plot-fuqishmërinë për nisjen e negociatave me Greqinë për çëështjet e pazgjidhura, kreu i shtetit duket se ka ndryshuar qëndrim. Burime për Report Tv pranë Presicencës bëjnë të ditur se Meta po këshillohet për vendimin, ndërsa gatishmëria e shprehur një ditë më parë ka qenë parimore.
Megjithatë, presidenti mund t’i drejtohet me një mesazh seancës plenare. Nëse Komisioni kërkon info, presidenti dërgon kabinetin. Ndërkohë, kërkesa e PD, e paralajmëruar një ditë më parë nga Tritan Shehu ende s’është depozituar në Kuvend.
Nëse presidenti i Republikës Ilir Meta do t’i drejtohet Kuvendit për të raportuar, ashtu siç u shpreh një ditë më parë, kjo do të ishte hera e parë në historinë e parlamentarizmit. Por siç edhe lihet të kuptohet, nisur nga ky precedent, duket se Meta do marrë një vendim të mirëmenduar dhe mirëkonsultuar me të gjithë aktorët pranë tij.
ma.me