Në të gjithë territorin e Tiranës, ka nisur rehabilitimi i këndeve të lojërave të ndërtuar nëpër lagje të cilat janë dëmtuar. Sektori i mirëmbajtjes i këndeve të lodrave e moduleve rekreativ të Bashkisë së Tiranës, po punon për mirëmbajtjen e zakonshme, riparimet e defekteve dhe dëmeve duke sjellë rivënien në punë të tyre si dhe një siguri maksimale për të vegjlit e qytetit të cilët në kohën e tyre të lirë kanë mundësi që të luajnë në lagjen e tyre.
Riparimit i janë nënshtruar edhe disa prej moduleve të lojërave, sikurse janë fushat e Ping-Pong te zona e lojërave në Parkun e Madh të cilat janë mjaft të frekuentuara nga të gjitha grupmoshat.
Gjatë këtyre tre viteve, në të gjithë qytetin janë ndërtuar rreth 31 kënde lojërash në hapësirat ndërmjet pallateve që dikur kanë qenë të zëna nga ndërtimet informale apo nga plehrat e hedhura pa kriter./a.m.