Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në derën e një banesë në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Lënda plasëse ishte vendosur në derëqn e banesës së shtetasit Klaudio Uka. Fatmirësisht nga shpërthiumi nuk ka pasur dëme në njerëz.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01.40 të mëngjesit kur familjarët ishin në gjum. Policia ka nisur verpimet për ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.03.2018, rreth orës 01:40, në rrugën ” Shaban Bardhoshi ” jashtë murit rrethues të banesës së shtetasit K.U., ka patur një shpërthim. Nga shpërthimi ku dyshohet lëndë plasëse nuk ka dëme në njerëz e as dëme materiale. Dyshohet se mund të jetë vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autor/it/ëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/a.m.