Një tjetër sasi e madhe që vinte nga Shqipëria është sekuestruar në Itali.
Guardia di Finanzzia italiane në bashkëpunim me policinë e Catanzaros finalizuan një super-aksion në kuadër të të cilit sekuestruan një sasi prej 5 tonësh marijuanë.
Gjatë aksionit u ndaluan 25 persona, shqiptarë dhe italianë.
Sipas policisë italiane, shtetasit shqiptarë të arrestuar janë Shefik Muho 34-vjeç, Indrit Buja 37-vjeç dhe Elvis Hajdini 25-vjeç.
Raportohet se 3 prej të ndaluarve janë drejtues të linjës së trafikut./a.m.