Skuadra e Milanit është finalistja e dytë e Kupës së Italisë, pasi në gjysmëfinale ka eliminuar Lazion e Thomas Strakoshas.
Të dy ndeshjet përfunduan barazim 0:0, por Milan ishte skuadra që gaboi më pak gjatë penalltive, duke triumfuar 4 me 3.
Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha priti dy penallti, por lojtarët e Lazios humben tre penallti.
Në finale të Kupës Milan do të luajë ndaj Juventusit që eliminoi Atalantan. /a.m.