Acari siberian vijon të mbajë të mbërthyer Ballkanin dhe Europën. Në të gjithë kontinentin numërohen të paktën 24 viktima si pasojë e motit të ftohtë.
Bilanci është i rëndë në veçanti në Rumani e Poloni, ku shumë prej të vdekurve janë të pastrehë.
Por të vdekur kryesisht si pasojë e aksidenteve rrugore ka edhe në Serbi, Bullgari e Itali.
I ftohti ka shkaktuar kaos në qarkullimin rrugor e atë ajror edhe në Gjermani, Francë, Britani të Madhe e Rusi.
Europa përballet me masën e të ftohtit ekstrem që vjen nga Siberia, e quajtur si “Bisha nga Lindja”.
a.ç