Arsene Wenger mund të jetë duke kaluar sezonin e fundit në krye të Arsenalit.
Rezultatet dhe ndeshjet e dobëta të Arsenalit këtë sezon, kanë shtyrë drejtuesit e klubit që të mendojnë shkarkimin e Arsene Wenger.
Mediat angleze tashmë kanë filluar të shkruajë për emrat e mundshëm që pritet të zëvendësojnë francezin, me Brendan Rogers si objektivin kryesor.
Por, ai nuk është i vetmi, sepse në garë janë edhe përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Loë, trajneri i Monacos, Leonardo Jardim dhe asistenti i Pep Guardiolas, ish-lojtari i Arsenalit, Mikel Arteta.
Wenger verën e kaluar e kishte vazhduar kontratën me Arsenalin deri në vitin 2019, përgatiti ”Express”. (b.an)