Mauro Icardi pritet të mbetet jashtë skuadrës së Argjentinës për Kupën e Botës. Sipas Fox Sport, trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli ka vendosur që të mos ftojë Mauro Icardin në Kupën e Botës.
Icardi ishte ftuar në disa ndeshje, por tashmë trajneri ka vendosur për arsye teknike që të mos e ftojë.
Trajneri beson më shumë në sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuain, ani pse nuk po kalon edhe aq sezon të mirë me Juventusin. Sulmuesi i Interit këtë sezon ka shënuar 18 gola në 22 ndeshje të Serie A, përgatiti ”Express”. (b.an)