Një ditë pas publikimit të emrave të 12 negociatorëve të marrëveshjes së Detit me Greqinë, kryetarja e komisionit të politikës së Jashtme, Mimi Kodheli ka thërritur në seancë dëgjimore në komision Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.
Kryediplomati shqiptar do raportojë nesër në orën 10:00, ku do japë detaje për negociatorët dhe detajet e marrëveshjes së pritshme me Greqinë. Në komision do jetë edhe Armand Skapi, kryesuesi i negociatorëve shqiptarë si dhe Glevin Dervishi, këshilltar i Bushatit i cili ka ndjekur edhe negociatat me Kotzias në Kretë dhe Korçë.
Kjo është hera e dytë brenda më pak se një muaji që Kodheli thërret Bushatin në seancë dëgjimore përpara Komisionit parlamentar të Politikës së Jashtme, për marrëveshjet me Greqinë.
Komisioni për Politikën e Jashtme
Ora 10.00
Në rend të ditës:
Seancë dëgjimore me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme SH.T.Z. Ditmir Bushati mbi kërkesën Nr. 609, datë 16.02.2018 (lidhur me marrëveshjen Shqipëri – Greqi për delimitimin e shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare).
Çështje të tjera.
Të ftuar:
Z. Ditmir Bushati, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Z. Glevin Dervishi, Keshilltar i Ministrit
Z. Armand Skapi, Drejtor i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Evropiane.