Banka e Anglisë ka hedhur prej pak kohësh në qarkullim kartëmonedhën e re 5-funtëshe dhe ende pa u përhapur mirë, ankesat për këtë prerje kanë filluar.
Fillimisht ishte komuniteti hindu dhe më pas veganët e vegjetarianët që kritikuan këtë monedhë, pasi u mësua se për prodhimin e saj përdorej edhe dhjam kafshësh, me objektivin për të rritur rezistencën dhe elementët e sigurisë.
Por, tani është një “komunitet” tjetër, që më shumë sesa për përmbajtjen, ankohen për mprehtësinë dhe ashpërsinë e prerjes, transmeton TCH.
Në rrjetet sociale përdorues të kokainës kanë dalë kundër kartëmonedhës me portretin e Winston Churchill, duke u ankuar se kanë prerë hundët gjatë marrjes së dozës nga kjo prerje. (b.an)
-*-