Ditën e sotme u nda nga jeta ish-drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Gëzim Qëndro pas një sëmundjeje të pashërueshme.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet dhe trishtimin e tij për humbjen e kësaj figure të njohur të artit shqiptar.
“Hidhërim për ndarjen nga jeta të Gëzim Qendros, një mik i mirë, fjalëpakë e punëshumë, studiues i zoti i artit e njeri i rrallë, që nuk i’a doli dot mbi sëmundjen e rëndë, por la pas kujtimin e bukur të kulturës e të fisnikërisë së tij të posaçme.Lamtumire o mik!”-përfundon Rama./a.m.