Instituti i Gjeoshkencave ka shëprndarë informacion lidhur me parashikimi ne motit për ditën e sotme dhe atë të nesërme. Raportohet se sot pasdite dhe nesër (e mërkurë) në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta, ndërsa në Dibër, Tiranë dhe Elbasan reshje mesatare.
Pritet prania e reshjeve në formë dëbore, kryesisht në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit.
Reshjet e dëborës mund të sjellin problematika të ndryshme në transportin rrugor dhe ngrica si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave, sidomos gjatë natës.
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: +1 / 7, në vendet e ulëta: +1 / 5, në vendet malore: – 8 / 2 °C.
Nga llogaritjet hidrologjike e IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë prurje të qëndrueshme përgjatë dy ditëve të ardhshme. Nga data 2 Mars 2018 dhe ditët në vazhdim tendenca e prurjeve do të jetë drejt rritjes./a.m.