Pasi përkëdheli një lopë dhe pasi mbajti në dorë një qengj dhe admiroi specialitetet e shumta rajonale gjatë vizitës së parë në panair si president i vendit, Emmanuel Macron u gjend papritur me një pulë në krah, që e pranoi duke buzëqeshur.
Pula iu ofrua para kamerave nga drejtori i përgjithshëm i pularisë së Luesë, në perëndim të Francës.
“Do ta marr, por duhet gjetur një sistem për ta mbrojtur nga qeni”, i tha Macron drejtorit duke përmendur Nemon, labradorin presidencial, adoptuar në fund të gushtit.
Sipas një artikulli në të përditshmen “Le Figaro” ai kishte përmendur dëshirën e bashkëshortes, Brigitte Macron për të patur edhe një kopësht me perime në Elyse, ashtu si kishte bërë Michelle Obama në Shtëpinë e Bardhë, përcjell Atsh.
Atëherë, pse jo me një pulë në kopësht?
“Është shumë në modë në qytet”, nënvizoi Johann Coenne, drejtuesi i përgjithshëm i panairit.
Presidenti ka theksuar se deri tani ka qenë Ministria e Brendshme që furnizonte me vezë Elysenë.
“Ata kanë pula”, tha duke qeshur presidenti francez.
“Do të bëjmë edhe një pulari në Elyse !”, theksoi ai./a.m.