Debati dhe replikat në ditancë kanë shoqëruar emisionin “Studio e Hapur” nga Eni Vasili në Neës24, ku në qendër të akuzave të forta kanë qenë ish-Kryeministri Sali Berisha dhe gazetari i njohur Artan Hoxha.
Ka qenë ish-Kryeministri Berisha që ka telefonuar Live në studion e emisionit për të replikuar lidhur me deklaratën e tij këtë të hënë, se një nga negociatorët me Greqinë, Artur Meçollari është spiun.
Por mes të tjerave, Berisha është ndalur tek deklaratat e gazetarit Hoxha në studio, i cili tha se jo të gjitha akuzat e Berishës duhen marrë seriozisht.
“Jo të gjitha gjërat duhen marrë seriozisht. Për shembull, për mua tha se jam në shërbim të mafias. Tha që po transportohet lëndë kimike, kur në fakt ishin tubat e TAP. Edhe për avionin e Divjakës, e dinte hyrje-daljen e pilotit, pasi kishte nisur fluturimet që në vitin 2012” tha në emision gazetari Hoxha.
Por kjo deklaratë e gazetarit, nuk është pritur mirë nga Berisha, që ka telefonuar në studion e emisionit për të replikuar Live me të.
Debati:
Artan Hoxha: Ashtu siç gënjen ti edhe për atë dëshmitarin e kanabisit. Je ti në atë video që thua dua gjallë a vdekur dhe s’iki nga Tropoja pa e marrë me vete. Je ti Berisha që u kape duke manipuluar prova në 21 janar. Nëse unë dy herë nuk të kam kthyer përgjigje të premtoj se do ta bëj. Dhe Haklaj u vra më para. Dhe ke 150 vrasje në Tropojë. Siç zhduke Remzi Hoxhën, t’i kam nxjerrë kufomat nga varri. Më lë mua në ngarkim vrasjen e një personi që unë kam akuzuar Policinë e Shtetit.
Sali Berisha: Ti je i paguar nga Haklajt!
Artan Hoxha: Po po i paguar jam unë
Sali Berisha: Je i lidhur me krimin
Artan Hoxha: Po pse more nuk i çon këto prova në Prokurori? T’i kam lënë duart me gjak. Këto shantazhet mos i konsumo me mua se nuk më tremb dot!
Sali Berisha: Shiko, ti je një bandit dhe vetëm gazetar nuk të marr ty unë.
Artan Hoxha: Të jesh i bindur, do shkosh në burg edhe sikur të jesh 85 vjeç! Je vrasësi i Azem Hajdarit. Ku e ke atë kasetën e momentit që është e filmuar vrasja?!
Më pas është dashur ndërhyrja e gazetares Eni Vasili për të vënë rregull në studio dhe për të iu rikthyer temës së emisionit për negociatorët e marrëveshjes Shqipëri-Greqi