Prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho i cili ka qenë sot në Tiranë, ku është takuar me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin Carlo Bollino në Report Tv, ku ka saktësuar qëllimin e vizitës së tij si dhe nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin e sistemit gjyqësor dhe luftimin e krimit të organizuar.
I pyetur a ka politikanë shqiptarë dhe dosje për ta të cilat të jenë duke u gjykuar apo hetuar nga organet e drejtësisë në Itali, De Raho ka theksuar se në Itali nuk ka hetime për asnjë politikan shqiptar për momentin.
De Raho ka bërë të ditura disa të dhëna befasuese lidhur me numrin e shqiptarëve të inkriminuar apo që janë në hetim në Itali. Prokurori i Antimafies italiane hodhi dritë edhe mbi përmasat dhe rolin e ri që ka krimi i organizuar shqiptar, i cili ai tha se tashmë ndodhet në një nivel me miafet autoktone italiane.
Interviste e plote
– Z. Kryeprokuror, mirëseerdhët. Le ta fillojmë së pari nga arsyeja e vizitës tuaj këtu në Shqipëri. Ju keni pak muaj që jeni emëruar në krye të Prokurorisë së Anti-mafies italiane. Përse keni ardhur në Shqipëri?
– Kam ardhur në Tiranë me përfaqësues të drejttorisë kombëtare të anti-mafias dhe anti terroimit, me ftesë të ministrit të Brendshëm, në kuadër të bashkëpunimit gjyqësor dhe të policisë që zhvillohet tashmë prej vitesh me Italisë dhe Shqipërisë. Mbitëgjitha për qëndresën e veprimtarisë së krimit të organizuar shqiptar që vepron prej vitesh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në brigjet e Italisë. Që nga bregu i Ionit deri tek ai i Adriatikut, e deri në qytetet e Italsië jugore. Kjo është një karakteristikë domethënëse e bashkëpunimit, sepse krimi i organizuar shqiptar ka një veçori mjaft specifike, që është ajo që i lejon të hyjë në administrimin e marrëdhënieve të paligjshme me mafiet italiane. Në fakt ky kriminalitet, ai shqiptar, është në gjendje të administrojë trafikun e lëndëve narkotike, që ka të bëjë mbitëgjitha me drogërat e lehta, me Ndrangetën, me Sacra Corona Unita, me grupet puljeze, me grupet e tjera kriminale që veprojnë në Itali. Kjo ëhstë veçoria tepër dalluese, sepse në përgjithësi kriminaliteti i huaj vepron në sektrorë, ku mafiet nuk ushtrojnë asnjë veprimtari kriminale. Ndërsa këtu kemi të bëjmë me një kriminalitet që vepron në simbiozë dhe në sintoni me mafiet autoktone.
– Në cilat mënyra mafiet autoktone e konsiderojnë mafien shqiptare. E trajtojnë si mafie, apo si një argate e krimit?
– Le të themi që kriminaliteti shqiptar nganjëherë vendoset në të njëjtin kontekst të kriminalitetit mafioz. Kemi shumë hetime që tregojnë se subjekte shqiptare, futen në organizata me qëllim trafikun e lendeve narkotike, që nuk kanë për qëllim vetëm importimin dhe shpërndrjen e drogërave të lehta, por edhe të kokainës. Ky është një aspekt i mëtejshëm që është dalluar së fundmi, pra që krimi shqiptar nuk merret më vetëm me drogërat e lehta, por edhe me kokainën. Nga kjo pikëpamje, ky projektim i ri i kriminalitetit shqiptar mund të shihet ndoshta edhe nga ajo që vetë ministri i Brendshëm ka paraqitur rreth shkatërrimit të shumë plantacioneve me kabanis, që ndoshta e kanë pakësuar lëndën e parë për trafikimin e drogërave të lehta dhe kanë sjellë kthesnë e një pjese të kriminalitetit shqiptar drejt kokainës, apo drogërave të tjera.
– Prania juaj në Tiranë ngre shumë hipoteza duke qenë se ju takuat edhe Prokuroren e Përgjithshme. A u fol për ndonjë dosje specifike, për ndonjë hetim specifik? Dhe veçanërisht a ka hetime në Itali që kanë të bëjnë me politikanë shqiptarë, apo me figura institucionale shqiptare?
– Nuk më rezulton të them të drejtën që të ketë, e megjithatë ndaj shqiptarëve, jo politikanë, kemi çështje të hapura të paktën 1 mijë persona.
– Shqiptarë banues në Itali, apo shqiptarë që ndodhen në Shqipëri?
– Shqiptarë që ndodhen në Itali dhe pjesërisht shqiptarë që janë në Shqipëri. Janë procedime penale, që kanë pikërisht për qëllim që të dallojnë individët e organizatave kriminale që veprojnë në Itali. Kjo është një e dhënë domethënëse, sepse dëshmon se cila është pesha e veprimtarisë së kriminalitetit shqiptar.
– E përsëris. A ka dosje të hapura për të cilat folët sot, lidhur me politikanë shqiptarë?
– Për politikanë shqiptarë nuk kemi folur, sepse nuk më rezulton se ekzistojnë. Ndërkohë kemi folur për veprimtarinë e kriminalitetit shqiptar.
– Është përmendur zhvillimi i disa hetimeve nga Prokuroria shqiptare. A ka vonesa për disa lete porosi?
– Më shumë se vonesë në hetime, ka qartësisht disa nevoja për një përjgigje më të shpejtë. Në të vërtetë, Shqipëria dhe Italia punojnë së bashku për skuadrat e hetimit të përbashkët, që është dëshmi i operativitetit të plotë të bashkëpuniutimt mes dy vendeve. Kjo tregon se sa e përbahskët është strategjia e luftimit ndaj krimit të organizuar. Një hetim që mund të vonohet ose që s’ka marrë përgjigje të shpejtë, do të trajhtohet në mënyrë që të merren rezultatet që priten.
– Bashkëpunimin aktual mes Prokurorive, Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare dhe asaj italiane Antimafia. Si e gjykoni, si të mjaftueshëm, të mirë, apo të shëkqyer?
– Ne kemi një protokoll mes ditrektoratit kombëtar anti-mafia dhe antiterroziëm dhe Prokurorit të Përgjithshëm, që është bërë që më 2014. Kemi ndër të tjera një marrëveshje për asistencën gjyqësore dhe ekstradimet. Ka një koventë që ka për qëllim të plotësojë të gjitha nevojat e ekstradimit dhe të hetimeve. Pra kemi një linjë operacionale lidhur më çështjet penale dhe të ekstradimeve që është shumë aktive.
– A do të ndryshojë ndonjë gjë. A keni diskutuar për përshpejtimin e këtij bashkëpunimi?
– Sot u vura në dijeni për nismat tejet të rëndësihme për poliitkën e këtij vendi, si reformën në drejtësi, si vetë ngritjen e një Task-Force për Krimet e Rënda, si droga dhe korrupsioni, apo krimet e tjera.Le të themi ka një projektim drejt një efikasiteti më të plotë në luftën kundër krimit të organizuar. Më duhet të them ndër të tjera. Në kuadër të deklaratave që kam bërë për shtypin, në një prej njoftimeve lexova se thuhej se do të vija ekskluzivisht për të theksuar se sa i infiltruar është krimi i organizuar në politikën e brendshme shqiptare. Është e qartë se së pari, po të kishte qenë kështu, nuk do të kisha ardhur. Së dyti, marrëdhënia që kam patur si me ministrin e Brendshëm, ashtu si edhe me ministrin e Drejtësisë, evidenton se çfarë përpjekje e madhe po bëhet kohët e fundit, për luftimin më efikas dhe efiçent të krimit të organizuar. Kështu që dua të lëshoj një alarm. Nëse shtypi e ngatërron lexuesin, është e qartë se i bën një shërbim të keq qytetarëve dhe i bën njëkohësisht nderin më të madh krimit të organizuar. Sepse është e qartë se vëmendja bie te ky lajm, pra te politika e brendshme që është infiltruar dhe jo te lufta, te përkushtimi që po bëhet kund krimit të oirganizuar, që është një gjë efektive, aktuale, për të cilën pikërisht kam ardhur këtu në Shqipëri./ReportTV