Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar nga Shqipëria emrat e 3 kandidaturave për gjyqtarin shqiptar.
Përmes një njoftimi, sekretari i përgjithshëm i qeverisë Engjëll Agaçi, ka ftuar kandidatët që të depozitojnë dokumentacionin përkatës për të aplikuar.
Mësohet se aplikimet do të jenë të hapura deri në datën 20 mars, ku aplikantët do t’i nënshtrohen intervistës, ku një pjesë e pyetjeve do jenë në frëngjisht ose anglisht.
Kujtojmë se më herët kandidatët shqiptarë janë refuzuar nga kjo gjykatë, pasi janë vlerësuar si të papërshtatshëm./a.m.