Një person u gjet i vdekur në banesën e tij në qytetin e Durrësit.
Sipas policisë, viktima është shtetasi me inicialet A.P., 58 vjeç i cili banonte në në lagjen nr. 7, të qytetit bregdetar.
Uniformat blu raportojnë se në trupin e të moshuarit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja e 58 vjeçarit të ketë ardhur nga shkaqe natyrale./a.m.