Policia arrestoi dy persona për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla. Autori është Denis Demiri, ndërsa Ardian Serezi u arrestua si bashkëpunëtor në vrasje. Serezi është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar në 2014 si i përfshirë në trafikun e një ton kanabisi në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
PD akuzoi se Ardian Serezi, që ishte drejtuesi i kamionit me një ton hashash ishte një i njohur i Saimir Tahirit, asokohe ministër i Brendshëm. “I ndaluari nga Policia e Gjirokastrës me një ton marijuanë, me destinacion Italinë, është një punonjës i Policisë së Shtetit, i emëruar nga rilindja, me precedent penal, dhe njeri i afërt i Ministrit të Brendshëm.
I ndaluari i djeshëm, banor i Kombinatit njihet për raportet e ngushta që ka me Tahirin, veçanërisht në fushatën e fundit elektorale, ku shërbente edhe si shoqërues i Ministrit të Brendshëm”deklaronte asokohe Noka. Sot Ardian Serezi u arrestua së bashku me Denis Demiri për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla.
a.ç