Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn. Basha i ka thënë atij se opozita po mbështetet Shqipërinë për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.
“Pavarësisht problemeve të keqqeverisjes në vend, shqiptarët aspirojnë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe kanë perqafuar vlerat e Bashkimit Europian” u shpreh Lulzim Basha.
Ndërkohë, deklarata e Bashës përpara komisionerit bije në kundërshtim me aksionin opozitar që ka prodhuar një klime negative politike në sytë e ndërkombëtarëve. Deklaratat e forta kundër qeverisjes në samite, takime, media dhe konferenca ndërkombëtare për të nxirrë Shqipërinë dhe për të penguar integrimin, nuk e justifikojnë deklaratën e Bashës sot. Natyrisht që është pozitive kjo deklaratë, por ama përpos mbështetjes në parim, duhet ofruar mbështetje konkrete edhe në realitet.