Ministria per Europen dhe Punët e Jashtme ka konfirmuar mëngjesin e se henes dërgimin ne Presidence te informacioneve shtese te kërkuara nga kreu i shtetit lidhur me negociatat per marrëveshjen e detit me Greqinë.
Ashtu siç kishte kerkuar Presidenti Meta, ne përgjigjen e ardhur nga Ministria per Europen dhe Punet e Jashtme jane te listuar dhe emrat e negociatoreve.
Do të jenë bashkëkryetar Armand Skapi nga Ministria per Europen dhe Punet e Jashtme dhe Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare.
Emrat e tjerë jane Artur Mecollari, i larguar nga ushtrua ne vitin 2012. Arsen Mullai, Viktor Doda, zv/drejtoresha e Policisë Aida Hajna dhe drejtori i AKBN Ardjan Bylyku.
12 negociatorët e Shqipërisë
Armand Skapi -Ministria e Jashtme
Ylber Dogjani-Komandant i Flotës Detare
Artur Mecollari
Arsen Mullai
Viktor Doda
Aida Hajna-Zv/drejtoresha e Policisë
Ardjan Bylyku-Drejtori i AKBN
Qirjako Qirko-Ambasador i Shqipërisë në Londër
Elira Koka- Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë
Ferdi Hysaj-Instituti i Gjeografisë
Luan Bërzhita-Instituti i Arkeologjisë
Lorenc Çela-Drejtor i Institutit të Gjeo-Hapësirës