Policia e Lushnjes ka vënë në pranga ditën e sotme një 50-vjeçar, pasi akuzohet se ka dhunuar vjehrrën e tij.
Siç bëhet e ditur, i arrestuari është H.Prodani, banues në Thanasaj, i cili në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrës së tij, K.Sh, 74 vjeçe.
Lidhur me këtë ngjarje, policia e Lushnjes sqaron se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.