Pak ditë pasi Presidenti Ilir Meta bëri publike letrën që i kishte dërguar ministrisë së Jashtme duke kërkuar përgjigje për disa pika që ishin të pathëna në kërkesën që Bushati i kishte dërguar Metës për të dhënë plotfuqishmerine për negociatat me Greqinë, sot behet me dije se MEPJ i është pergjigjur kërkesave të kreut të Shtetit.
Meta kërkoi detaje për negociatoret, metodologjine dhe objektin e negociatave.
Lajmin e bën me dije vetë MEPJ e cila në një njoftim të shkurter për mediat, thotë:
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmon se është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës”.