Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sërish lidhur me largimin nga skema ekonomike të disa mijëra familjeve.
Basha i është përgjiggjur edhe dkelaratave të ramës i cili ka përmendur disa raste që sipas tij janë familjarë në gjendje pune, por refuzojnë punën për të marrë 50 mijë lekë nga shteti. Kreu i opozitës i quajti këto mashtrime të Ramës.
“S’ka gjetur kohë të shkojë në një familje që i është prerë ndihma ekonomike ti shohë në sy e të kuptojë që i është prerë pa asnjë motiv ndihma ekonomike. Detyra e kryeministrit s’është t’i përgojojë këto familje, të tallet e ti nëncmojë, ti japë urgjentisht ndihmën ekonomike për të cilën ju detyrohet sipas ligjit. S’është arsyeja që s’ka fonde,por shkojnë për luks qeveritar. Në Berat këto 48 orë shpura qeveritare me hotele, dreka e darka, me punonjesit e gardës, kanë shpenzuar mjaftueshëm para për të paguar ndihmën enkonomike për të gjitha familjet e hequra në mënyrë abuzive në qarkun e Beratit. Lihen në mëshirën e fatit që Rama dhe banda e tij qeveritare të hazdisen në lluks. U ka thene e mbani mend, më punësoni që t’ju punësoj, keni punësuar një parazit dhe një hajdut. Mos e lejoni t’ju kërcënojë me bukën e fëmijëve tuaj, merreni fatin tuaj në dorë. Ne s’do i dahemi asnjë sekondë kësaj emergjence kombëtare. Përballja do jetë në parlament dhe kudo. Ku janë këto vendet e punës që nuk i pranojnë shqiptarët? Sigurisht që nuk janë, as në fantazinë e Ramës se e di mirë që s’ka vende të tilla pujne por abuzon dhe fsheh të vërtetën dhe kjo është një vepër kriminale në kuptimin human dhe ligjor”, tha Basha./a.m.