“Europa po përballet me një krizë potenciale në Ballkan. Duhet të reagojë shpejt”, titullohet një shkrim i Ivan Krastev, për prestigjiozen britanike “The Guardian” ku ai paralajmëron destabilizimin e rajonit, për shkak të rritjes së influencës së Rusisë, Turqisë dhe Kinës.
Në shkrim ironizohet edhe me mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Turqisë në BE.
Këtë gjë e bën me një batutë ballkanike, që nuk dihet se ku e ka dëgjuar.
“Një batutë ballkanike tregon më së miri mëndësinë e njerëzve të cilët mendojnë se janë lënë në pritje për një kohë të gjatë: Kur vjen puna të anëtarësimi në BE, diferenca midis optimistëve dhe pesimistëve është se optimistët besojnë se Turqia do të anëtarësohet në BE gjatë presidencës shqiptare, ndërsa pesimistët besojnë se Shqipëria do të anëtarësohet në BE gjatë presidencës turke. Që do të thotë: Kurrë”, shkruan Krastev./a.m.