Mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë ndodhi në zonën e Malit të Robit në Kavajë.
Ilda Parroj, 30 vjeçare, drejtuese e mjetit tik “Toyota” goditi për vdekje Edlira Piskun dhe Xhemil Pisku, 34 dhe 69 vjeç, nusja dhe vjehrri ndërsa i plagosur ka mbetur 8 vjeçari, djali i 34 vjeçares.
Në ambientet e policisë 30 vjeçarja ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa është shprehur se nuk mban mënd asgjë sesi ndodhi aksidenti.
Ajo rrezikon një dënim me burg nga 3 deri në 9 vite./a.m.