Një histori dashurie si ajo e Iva Alikos nuk e kishim dëgjuar të bëhej publike me aq lehtësi. Vajza nga Vlora pak kohë më parë pranoi se ishte në një lidhje me një deputet nga Kosova, ndërsa ky i fundit ishte i martuar e me fëmijë.
Edhe pse u pyet shpesh rreth identitetit të tij, ajo nuk pranoi kurrë ta tregonte.
Por së fundmi ajo ka postuar një foto që i ka habitur të gjithë, në të cilën njofton se dikush është në pritje të një fëmijë, dhe madje ka zbuluar se foshnja që pritet të lindë është një vajzë shkruan panorama.
Por a është Iva shtatzënë? Apo ka dashur të bëjë fansat “lëmsh” duke i bërë të mendojnë se është ajo?!
Megjithatë këtë nuk e dimë pasi Iva nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër, duke lënë kështu të kuptohet që ndoshta një i afërm i saj mund të jetë.