Kryeministri Edi rama ndodhet në Berat ku ai ka zhvilluar edhe një takim me fermerët ku u ka shpjeguar atyre projektin për shpërndarjen e subvencioneve 100 milionë euro në bujqësi. Rama tha se do hiqet dortë nga politika e së shkuarës kur shëprndaheshin siç tha ai “fonde politike” pa dhënë rezultat.
“Ne nuk shpërndarjmë më lëmosha politike për njerëzit që jetonë në fshat. Nuk do aprovojmë më fondin për të shpërndarë lartë e poshtë para, duke marrë prapa jo atë që mund të merret, por një pjesë jo domethënëse. Që do të thotë, çdo fermer është i lirë të bëjë çfarë të dojë, por jo cdokush do mbështete nëse bën çfarëdo. Janë të përcaktuar nga ministria kulturat që do mbështeten, përtej atyre kulturave s’ka asnjë kacidhe nga shteti për askënd. Janë bërë të qartë, e do bëhen të qarta nga AZHBR e duhet të bëhen të qarta nga strukturat”, tha Rama.
Rama sqaroi se në zona të caktuara të vendit do të mëbshteen kultura të caktuar bujqësore. Vetëm kjo ëhstë mënyra sipas tij për të përfituar subvencionet.
Ai u ndal më tej edhe te debati për ndihmën ekonomike, duke un dalur te një shembull konkret pas takimit menjë të ri.
“Sa i takon asaj historisë së ndishmës ekonomike. Dje takova një goxha djalë, me fizik, dhe kërkonte punë në bashki, I thashë, nesër do fillosh punë, por a je i gatshëm të punosh në privat. Ai thoshte, çfarë kanë ata në abshki më shumë se unë. Ai kërkonte ndihmë ekonomike. Ndihma ekonomike ëhstë për fmailje në pamundësi reale dhe në varfëri reale”, tha Rama.
/a.m.