Një histori i ngjashme me ato të skenarëve të filmave thriller raportohet nga Rusia.
Një i ri 22-vjeçar i ofroi një vrasësi me pagesë 38 mijë euro në këmbim të eliminimit të familjes së tij, në mënyrë që të trashëgonte pasurinë e tyre të majme. Por, i ndodhi ajo që nuk e priste.
Në polici ishin dërguar sinjalet se një ngjarje tragjike mund t’u ndodhte. Policia ruse inflitroi një agjent që u shtir si vrasës me pagesë. “Vrasësi” nisi të zbatojë planin. Ai paraqitet në shtëpinë e prindërve të 22-vjeçarit së bashku me kolegë të tjerë dhe vënë në lojë kundërplanin për të prangosur njëherë e përgjithmonë djalin.
Prindërit pranuan që të merrnin pjesë në këtë plan. Ata u lyen me bojë të kuqe, për të ngjasuar si gjak, ata u shtrinë në dyshemenë e shtëpisë së tyre, që vrasësi t’u bënte fotografi për t’ja treguar porositësit.
Takimi mes djalit të prindërve dhe “vrasësit” të shtirur u bë po atë ditë. Ai i tregoi fotot e prindërve dhe të motrës së tij 10-vjeçare të larë në “gjak”.
Sapo pa fotot, 22-vjeçari pranoi që t’i kalonte në llogari “vrasësit” 38 mijë eurot e premtuara, sapo të trashëgonte pasurinë e familjes.
Por, fatmirësisht nuk ishte e thënë për të. E gjitha ishte një grackë e policisë, që pikërisht në këtë moment ndërhyn, e arreston dhe e vendos përballë akuzave.
/a.m.