Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias kritikoi partinë opozitare Demokracia e Re që të tregohet më e përgjegjshme për deklaratat që bën në lidhje me politikat e jashtme, duke aluduar për pyetjet që kjo e fundit kishte ngritur për bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes së detit.
Duke iu referuar një termi të përdorur nga deputeti konservator, Vassilis Kikilias i partisë Demokracia e Re, Kotzias deklaroi se “termat e përdorur nga ai nuk ekzistojnë në literaturën e Ligjit Ndërkombëtar të Detit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare”.
Ai i kërkoi deputetit të Demokracisë së Re “të riformulojë pyetjen e tij sepse ndodhet në një shqyrtim parlamentar dhe jo në një debat kafeneje”. Në përfundim ministri grek theksoi se “Politika e jashtme greke duhet ushtrohet me kthjelltësi, përgjegjësi, seriozitet dhe efikasitet”.