Kryetari i Bashkisë së Tirana, Erion Veliaj i ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu foli lidhur me debatin e një kulle pas godinës së Teatrit Kombëtar.
Veliaj tha se “në zonën e Teatrit do të ketë vetëm teatër, do të shihen të gjitha propozimet së është dhe një propozim financiar.
Ndërsa tek pjesa pas teatrit mund të ndërtohet cdo gjë që e lejon ligji.
“Pas teatrit është një pjesë private dhe ashtu sicc u punua dhe me stadiumin, për një shtet që i ka financat e vogla. Në këtë Shqipërisë tonë të kushteve modeste na duhet të jemi më kreative. Bashkia sic futet aksionere ku ka vetë tokë dhe në shkëmbim të tokës së vet merr një objekt publik, çerdhe shkollë, ne do të bëjmë negoiciatën maksimalë që në pjesën e bashkisë të marrim çdo qindare që ti shkojë falas teatrit.
a.ç