Negociatat për emrin e Maqedonisë mes Shkupit dhe Athinës zyrtare kanë çuar në përplasje të reja brenda koalicionit qeverisës në Greqi, ku ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, i cili është edhe lideri i partisë “Grekët e Pavarur”, ka deklaruar publikisht se nuk e mbështet qeverinë në negociatat për emrin e maqedonisë.
Gjatë debatit të zhvilluar në parlamentin grek për skandalin e korrupsionit “Novratis”, në të cilin dyshohet se janë përfshirë figura politike të rëndësishme të vendit, Kamenos gjatë fjalës së tij, vuri theksin te negociatat për emrin e Maqedonisë.
“Nuk jam dakord me Qeverinë dhe me mënyrën se si është duke i zhvilluar negociatat për çështjen e emrit me Maqedoninë. E kam thënë publikisht dhe do të bëjë gjithçka që të mos lejoj përdorimin e termit Maqedoni. Nëse vjen në parlament për tu votuar nuk do ta votojë”, është shprehur Kamenos.
Çështja e emrit të Maqedonisë është një temë e nxhehtë mes dy vendeve, e cila është një barrierë e madhe për rrugën e shkupit drejt Bashkimit Europian. Shumë lider europianë janë shprehur besimplot për gjetjen e një zgjidhjeje, ndërkohë që kryeministri i maqedonisë, Zoran Zaev është shprehur se për emrin do të jetë populli që do të vendosi nëpërmjet referendumit.
a.ç