Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar kundër ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, që ka dënuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për një president të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës.
“Heu, qenka zhgënyer Ambasada e USA me Ramën?!
Për një deklaratë të tij që nuk gënjeu askënd.
Po ai votoi kundër Amerikës dhe nuk u zhgënjye Ambasada!
Po për drogat e forta, investimet amerikane, futjen e biznesit rus e lidhjen e ngushtë me Turqinë?!
Ka plot zhgënjime të pa thëna..”, shkruan Ylli Manjani.
LSI e ka marrë aq inat ambasadorin Donald Lu, sa dhe kur ky i fundit kritikon Ramën, sërish sulmohet nga partia e Monika Kryemadhit.(TemA)