Makina e një anëtari të Këshillit Bashkiak të tepelenës është djegur gjatë orëve të natës. Bëhet fjalë për mjetin e shtetasit Xhaferr Meçe, i cili përfaqëson PD në këshillin bashkiak.
Në këtë ngjarje nuk ka pasur të lënduar. Mjeti ishte i parkuar poshtë banesës së Meçes.
Dyshohet se ngjarja lidhet me detyrën e Meçes si avokat. Ai ka qenë më herët edhe kryetar i degës së Partisë Demokratike në Tepelenë.
“Zjarrvënia është e qëllimshme, pasi makinës i është thyer xhami. Zjarri nuk ka ardhur nga defekt teknik”, tha vetë Meçe pas ngjarjes.
/a.m.