Dy vëllezër janë palgosur për shkak të shpërthimit të një bombole gazi në banesën e tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Ishëm të Durrësit gjatë paradites të së mërkurës.
Sipas policisë, të plagosur kanë mbetur dy vëllezërit Sokol dhe Bardhok Proja, përkatësisht 45 dhe 50-vjeç.
Ata janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Raportohet se gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë. Policia ka nisur veprimet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/a.m.