Sulmuesi i Chelseat, Willian ka shprehur kritika për fatin e tij të keq pasi ekipi arriti vetëm barazim 1 me 1 me Barcelonën në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.
Vendasit i bën ballë posedimit të madh të topit nga Barça, por në pjesën e dytë kaloi në epërsi me golin e Willian, i cili goditi dy shtylla në pjesën e parë.“Jam i lumtur për golin, por pak i pakënaqur me rezultatin.
E merituam fitoren – kishin posedimin, por ne ishim më të rrezikshëm me rastet për gol”, ka thënë Willian.
“Duhet të shkojmë atje dhe të luajmë lojë të njëjtë. Isha i pafat. Duhet të punoj dhe mezi pres ndeshjet e ardhshme”, përgatiti Koha. (b.an)