Aktorja e njohur Ema Andrea kohët e fundit është vënë në shënjestër të mediave për lidhjen e dashurisë me fotografin Eldon Luarasi. Megjithëse çifti nuk e fsheh më dashurinë, madje as në profilet sociale, në fakt, as nuk ka dëshirë ta bërtasin me zë të lartë atë që po u ndodh në jetën private.
Në një deklaratë të fundit, e ftuar para disa ditësh në Ëake Up, Ema tha se në këtë periudhë e ka zemrën më të mbushur, por nuk ka dashur të japë më shumë komente për këtë.
Gjithsesi, fotot artistike dhe pjesërisht nudo në Instagramin e saj, të realizuara nga partneri, nuk kanë kaluar pa komente. Së fundi, aktorja është fotografuar nga paparaci i revistës “Story”, duke shkëmbyer puthje me fotografin Luarasi.
Fotot që kanë bërë menjëherë xhiron e rrjetit kanë “ngrirë” edhe një moment të ëmbël të çiftit, ndërsa Ema dhe partneri janë duke shkëmbyer puthje. Nuk kanë arsye ta fshehin, por as të bëjnë zhurmë të madhe. Zemrën e kanë plot dhe kjo ka më shumë rëndësi./a.m.