Ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se organizatorët e protestës dhe qytetarëve për rrëzimin e shtatores së diktatorit Enver Hoxha, 27 vite më parë. Në emisionin “Studio e Haur” në News24 Berisha tha se gjithçka, nga fillimi i shkurtit e deri në ditën e rrëzimit të shtatores u organizua nga Partia Demokratike.
Ai rrëfeu se lajmin për rrëzimin e shtatores e mori pak minuta më pas në zyrën e tij nga Gramoz Pashko. Ish-kryeministri dhe ish-kreu i PD-së tha se protesta nisi nga Kamza, aty ku studentët ishin në kushte çnjerëzore. “BalkanWeb” sjell intervistën e plotë.
E hodhën more e hodhën, fraza e artikuluar nga Pashko në zyrat tuaja në rrugën e Kavajës. E mbani mend këtë moment?
E mbaj mend si tani. E mbaj mend atë ditë në çdo hap që kam bërë. Ësëhtë e gdhendur në memorien time në mënyrë të pashlyeshme. Ditë si ajo janë të rralla jo për Shqipërinë por edhe për shumë e shumë vende. Është dita ku energjia nukleare e njerëzve…nuk kam parë një etën time një elektrizim njerëzor siç kam parë në mitingun e mëngjesit të asaj dite në Qytet Studenti. Nuk kam parë njerëz në një ekstazë të vërtetë si aty dhe ajo masë e pafundme energjie u shndërrua në një forcë të jashtëzakonshme që përmbysi në fakt diktaturën e egër komuniste në Shqipëri. Nuk është 20 shkurti thjesht përmbysja e një shtatoreje, është përmbysja e kultit më poshtërues, më skllavërues që shqiptarët kanë përjetuar në të gjitha kohërat. Nuk ka kult pa ithtar dhe Enver Hoxha për një seri rrethanash ndoshta ishte njeriu që në proporcion krijoi kultin më të rëndësishëm dhe për kohën e pushtetit të tij kaq i fuqishëm ishte kulti i Enver Hoxhës sa edhe 5 vite pas vdekjes së tij ishte sundimtar absolut në çdo rrugë, në çdo cep të këtij vendit.
A e besuat, si përjetuat?
Unë kam qenë tek studentët dhe jam nisur së bashku me masën e njerëzve dhe kam kaluar në sheshin Skënderbu7e kur njerëzit kishin ardhur në shesh. Nuk kishte rënë busti po e rrethonin. Aty kam qenë unë, e vërteta nuk di ndonjë nga anëtarët e kryesisë së PD që nuk ka qenë. Kam shkuar në zyrë, ka ardhur pak më mbrapa Gramozi dhe menjëherë ka ardhur lajmi që thoni ju. Anëtarët e komisionit drejtues kanë qenë në masën e njerëzve. Dua të sqaroj dy momente. Në momentin e parë lëvizjen nga alfa tek omega në mënyrë absolute e ka organizuar PD-ja. Çfarë ka ndodhur nga data 4 shkurt që ka filluar në Kamzë e deri më datë 20 shkurt e në vazhdim e gjitha është vepër e organizuar nga PD. Për këtë fatmirësisht ka dokumente. Ne e organizuam protestën me degën e PD-së në Kamzë sepse kushtet e studentëve ishin më të zeza se kudo tjetër, terrori i policisë ishte më i madh dhe terror nga banorët ultra majtistë që ishin në vuajtje. Aty ne vendosëm të fillojë protesta. Më datë 5 protesta ka dalë në shesh. Ka shkuar Imami dhe Hajdari me porosi timen.
Ju vetë nuk keni qenë?
Jo, të shpjegoj unë. Kanë shkuar, kanë sjellë pikat e studentëve të Kamzës. Ka qenë Blendi Fevziu dhe një gazetar tjetër dhe brenda disa orësh kanë arritur të nxjerrin studentët në QS për t’u solidarizuar me protestën. Në selinë e PD në datën 6 janë formuluar kërkesat dhe janë lexuar në datën 7 në mitingun e studentëve. Këto janë bërë në drejtimin e degëve të PD. Më datë 7 unë kam deklaruar në Zërin e Amerikës se PD do mbështesë totalisht këtë lëvizje studentore. Ky proces është në dokumenta. Ne kemi ndjek një taktikë, pasi u ngrit lëvizja ne i thamë shoqatës studentore: Do dilni ju. Se kjo ishte luftë për depolitizim, por një parti sa të merrte flamurin e depolitizimit e politizonte. Ne takuam Gjinushin për depolizitimin e arsimit. Por lëvizjet e protestat nuk i bënim dot ne, se studentët dilnin sikur ishin nxjerrë nga ne. Gramozi dhe Azemi kanë folur në mitingje dhe janë pritur shumë mirë. Azemi ka deklaruar tha se do të hiqet emri dhe do rrëzohet shtatorja e Enver Hoxhës në sheshin Skënderbej. 90% e tyre studentëve ishin drejtues të PD.
Ne kemi shpërndarë njerëzit nëpër qytete, në Shkodër i kam gjetur studentët shumë të mërzitur, situatë dramatike, për shkak të terrorit. Ka një akord për paqe sociale pas vendosjes së zgjedhjeve. Pengesa kryesore ishte se s’duhet të dilnim si flamurtarë që një çështje që ishte e studentëve. Për grevën e urisë ne e kemi mbështetur në mënyrë totale. Ka 10 deklarata nga unë e anëtarët të tjerë drejtues të PD, për mbështetjen e grevës. Ne nuk i futëm mish për top. Procesi është më transparenti që mund të ekzistojë.
Ka nga ata që thonë se protestën nuk e drejtoi PD?
Ata të cilët kanë drejtuar grevën nuk e thotë diçka të tillë që e kanë drejtuar vetë protestën. Të gjithë kanë thënë që pas fshihej PD. Nëse mbahej distancë bëhej për mospolitizimit nga ana e PD, se tjetër ishte po ta politizonte Parti e Punës, por ne e quanim të drejtë të studentëve.
Në grevë ka qenë edhe vajza juaj…
Edhe vajza ime ka qenë në grevën e urisë. Ajo më pyeti dhe unë i thashë shumë mirë. S’mund të ndodhte që të tjerët të futeshin dhe ajo jo. Ka ndejtur deri në momentin e fundit. Grevat shndërrohen në një masë të ngurtë që nuk e thyen askush. Po t’i thoshte PD dilni nga greva, ato do thonin gjithmonë Jo. (BalkanWeb)