Një grua myslimane është sulmuar sot në Berlin, njoftoi policia gjermane. Gruaja e cila ishte e mbuluar plotësisht është sulmuar nga një vajzë 28 vjeçare, që fillimisht është përpjekur ti heqë 54 vjeçares shaminë nga fytyra dhe më pas e ka ndjekur duke e fyer dhe sharë.
28-vjeçarja është ndaluar nga policia.
Vitin e kaluar parlamenti gjerman miratoi propozimin e qeverisë që në shkolla, gjykata dhe institucione të ndalohen veshjet me burka, ndërsa grupet anti-islamike kërkojnë që kjo gjë të zbatohet për të gjithë ata që mbulojnë fytyrën edhe në ambiente publike. (BalkanWeb)