Një nënë ka pranuar para gjykatës vrasjen e djalit të saj 7-javësh, duke i hedhur pilula anti-depresive në qumësht. Hannah Turtle, tha se kishte dëgjuar zëra që i thanë se ishte nënë e keqe dhe se nuk e meritonte fëmijën e saj, përpara se ta mbyste.
22-vjeçarja nga Shotton, North Wales i ndaloi frymëmarrjen djalit të saj James Hughes tre herë brenda dhjetë ditëve, por episodi i tretë e çoi foshnjën drejt vdekjes. Turtle ishte sot në gjykatë dhe pranoi vrasjen e James Hughes, në vitin 2016 në shtëpinë ku banonte me partnerin e saj Ian Hughes, dhe nënën e tij Kathleen.
Ajo gjithashtu pranoi tre akuza për shkaktimin e vuajtjes së panevojshme dhe dy për helmimin e tij, duke hedhur ilaçin e vet anti-depresiv në shishen e qumështit. Turtle u shpreh: Do dëshiroja që kurrë të mos e kisha bërë atë. Unë e di që kam nevojë për ndihmë. /noa.al/