Pyetje-pergjigjet ne emision:
Ministri Xhafaj: Ka një diferencë ndërmjet asaj që më thatë ju, persona konkretë nuk e di dhe faktit që ka pasur dhe ka disa hetime konkrete lidhur me tjetërsimin e pronave, të pronës publike dhe sidomos në vijën bregdetare. Ne kemi disa çështje penale që janë në bashkëpunim me prokurorinë në Kavajë dhe Durrës. Ka një proces hetimi në Lezhë dhe këtë do ta shtrijmë në Vlorë gjithashtu edhe në të gjithë vijën bregdetare.
Blendi Fevziu: Kemi hetime me prova konkrete, apo si ato që nisin, fshihen letrat dhe pastaj mbyllen z.Xhafaj? Pra , do të përgjigjet njeri për grabitjen e pronës shtetërore?
Ministri Xhafaj: Po më pyesni, apo po bëni konkluzione? Jo më vonë se para 2-3 javësh kemi çuar disa njerëz konkrete në përgjegjësi penale. Janë në masë arrest me burg sot. Unë besoj se shumë shpejt edhe javën që vjen do të ketë disa arrestime konkrete, masa konkrete sigurie për persona të caktuar.
Blendi Fevziu: Masa për persona për çështje grabitjesh të pronave publike në javën e ardhshme?
Ministri Xhafaj: Po besoj që po, sepse kanë përfunduar hetimet për disa dosje penale dhe prokuroria besoj që javën e ardhshme do i çojë në gjyq