Autoritetet në Durrës kanë sekuestruar rreth 2 milionë euro pasuri, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.
Burime zyrtare thonë se kjo pasuri është në pronësi të një 46-vjeçari me banim në Durrës, për të cilin policia jep vetëm inicialet T.S. Ai rezulton se ka qenë i dënuar me 12 vite burg për trafik të lëndëve narkotike.
Në total, autoritetet kanë sekuestruar 25 000 m2 tokë arë, 10 100 m2 pemëtore, 9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese me sipërfaqe totale 580 m2, si dhe 22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2.
Policia sqaron se pasuritë e 46-vjeçarit dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të ushtruar prej tij.
a.ç