Një grua në Tiranë ka denoncuar largimin e burrit nga banesa.
Zyrtarisht, Policia njoftoi se, 43-vjeçarja u paraqit në komisariatin numër 1, dhe tha para uniformave blu se bashkëshorti i saj, 49-vjeçari P.T., është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Punohet për gjetjen e tij, njoftoi Policia, ndërsa materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për hetime të mëtejshme./a.m.