Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër kryeminsitrit Rama dhe Minsitrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati lidhur me dhënien e “plotfuqishmërisë” për negociatat me Greqinë.
Report TV raporton se letra e presidentit është klasifikuar si “Sekret shtetëror”. Raportohet se në parashtrimet e kreut të shtetit, nuk renditen vetëm kërkesat për negociator nga presidenca dhe nga disa institucine të tjera si SHISH, por edhe parimet e negociimit.
Më herët u raportua në media se presidenti Meta i kishte kërkuar Bushatit përfaqësuesin e tij në tryezën e negociatave. Është e paqartë nëse letra e cilësuar “sekret” ka mbërritur në adresën e ministrit të Jashtëm, Bushati shkruan Shqiptarja.
Më herët kreu i shtetit ka zhvilluar disa takime konsultuese me ish-presidentët e vendit. Letra e tij për Bushatin, vjen pikërisht pas konsultimeve të kryera prej tij./a.m.