Pas ndërprerjes se vetingut per ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla, Vizion Plus iu drejtua zyrtarisht Komisionit te Pavarur te Kualifikimit per te mësuar se cfare ndodh me faktet e mbledhura gjate procesit te rivlerësimit.
Komisioni i Vetingut preferon te shmange komentet ne kete faze te procesit, por nuk e mohon se do t’i drejtohet Prokurorisë ne rast te sigurimit te dokumenteve qe faktojnë shkeljet.
“Ju sqarojmë se jemi të detyruar të respektojmë dhe zbatojmë në germë dhe frymë ligjin nr. 84/2016, i cili në nenin 4, pika 7, thotë se e drejta e informimit, e parashikuar në ligjin “mbi të drejtën e informimit”, mund të kufizohet duke respektuar parimin e proporcionalitetit nëse dhënia e informacionit shkakton një dëm të qartë dhe të rëndë për administrimin e procesit të rivlerësimit”, thuhet në reagimin e Komisionit të Vetingut.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit sqaron me tej se aktualisht po punon për hartimin e vendimit të arsyetuar, per Adriatik Llallën, i cili brenda 30 ditëve do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerit publik, vëzhguesve ndërkombëtarë, si edhe do të bëhet publik në faqen zyrtare të institucionit./a.m.