Për të kremtuar dekadën e parë të shtetit të Kosovës, ishin organizuar një sërë aktivitetesh në të gjitha trojet ku ka shqiptarë, shkruan lajmi.net.
Ndërsa, në sheshin e kryeqytetit ishte mbajtur koncert madhështor me yllin botëror, Rita Orën dhe reperin Ledri Vula.
Pasi përfundoi festa, këngëtari nga shqipëria Kastro Zizo ka “thumbuar” me anë të një statusi në rrjete sociale.
“Ore, më hiqni një kuriozitet, sa këngëtarë të Shqipërisë ishin të ftuar në Kosovë ose diasporë ku ka shqiptarë të Kosovës?! Për 10-vjetorin flas, se ne këtej kemi filluar të flasim gegërisht edhe në Tepelenë! Meqë e kemi fiksim këtë “bashkimin Kombëtar”, ka shkruar ai.
/a.m.