Me rastin e ceremonisë së përcjelljes së 130 rekrutëve për në Shkollën e Trupës së Ministrisë së Mbrojtjes në Bunavi, ministrja e këtij dikasteri, Olta Xhaçka ka folur për rekrutimin në Forcat e Armatosura.
Xhaçka tha se rekrutimi i ushtarëve me profil cilësor do të jetë sfidë permanente për Forcat e Armatosura. Ministrja tha se do të ketë përpjekje për të përmirësuar më shumë raportin gjinor në favor të vajzave në sektorin e ushtrisë.
Gjithashtu kreu i mbrojtjes tha se ministrija do të jetë pranë të rinjve dhe familjeve të tyre për kapërcimin e vështirësive si dhe do të ketë një vëmendje maksimale për vlerësimin sipas meritave.
ma.me