Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratimin e demarkacionit me Malin e Zi ishte planifikuar të mbahet të dielën në orën 18:00, por është shtyrë për një ditë tjetër.
Nga të dhënat e fundit, sipas medieve në Prishtinë, seanca do të mbahet të martën më 20 shkurt, në orën 14:00. Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka konfirmuar votën e saj pro ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ndërsa Vetëvendosje është kundër, por qeveria duket se i ka siguruar votat.
Miratimi i demarkacionit do të thotë liberalizim të vizave për shqiptarët e Kosovës, pasi deri tani BE e kishte kushtëzuar me këtë marrëveshje.
a.ç