Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se deklaratat e ashpra të tij për Iranin nuk meritojnë “përgjigje”.
Zarif ka mbajtur një fjalim në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih, aty ku disa orë më herët kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se ka “ngjashmëri” në mes të Iranit të sotëm dhe Gjermanisë naziste.
Netanyahu po ashtu ka paralajmëruar Iranin, që të mos “testojë vendosshmërinë e Izraelit”.
Duke mos përmendur emrin e Netanyahut, Zarif ka thënë se ka qenë dëshmitar i një “cirku karikaturist”, i cili nuk meriton ndonjë përgjigje, shkruan “rel”.
Gjatë fjalimit të tij, Netanyahu ka treguar një copëz, të siç ka thënë një droni iranian të rrëzuar nga Izraeli, pasi i njëjëti ishte në territorin izraelit.
Tensionet në mes të Iranit dhe Izraelit janë tensionuar më herët gjatë këtij muaji, kur një aeroplan izraelit është rrëzuar, pas përfundimit të një misioni kundër caqeve siriane dhe iraniane në Siri.
Zarif ka kritkuar ashpër përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, duke përfshirë operacionet ushtarake në Afganistan dhe Irak. (BalkanWeb)